
Albania
- 14 ratings
- Cmimi: 1200 Leke
- Zhanri: Per Femije
- Faqet: 276
- ISBN: 9789928308283
- Autori: Arturo Galanti
- Viti: 2021
- Botues: Botime Reklama
- Pershkrimi:
Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane, - “Albania” e profesorit të historisë dhe diplomatit italian Arturo Galanti është një ndër veprat e para kushtuar tërësisht Shqipërisë nga autorë italianë. E botuar në Romë, në vitin 1901 nga shoqëria botuese “Dante Alighieri”, ajo krahas monografisë tjetër të Ugo Ojetit, është pararendëse e një serie botimesh të studiuesve italianë dhe paralajmëron në të njëjtën kohë kthimin e vëmendjes së Italisë së re drejt bregut lindor të Adriatikut dhe drejt një politike të jashtme të interesuar për fatet e Shqipërisë së ardhshme. E pasur në njoftime, por edhe në gjykime, e mbështetur në një bibliografi mjaft të gjerë dhe metodike, përbën një burim të rëndësishëm për historiografinë e e Shqipërisë, pasi janë shqyrtuar dhe “krasitur” pjesa më e madhe e autorëve që kanë folur edhe mbi Shqipërinë, që nga lashtësia e deri në ditët kur autori shkruan. Bashkangjitur kësaj monografie, vjen edhe ligjërata e mbajtur po nga ky autor në vitin 1916, e cila është botuar në Rasegna storica di Risorgimento të maj-gushtit të po atij viti.
- Gjendja:Ka gjendje