
Djemte e rruges Pal
- 14 ratings
- Cmimi: 500 Leke
- Zhanri: Per Femije
- Faqet: 156
- ISBN: 9789928308719
- Autori: Ferenc Molnar
- Viti: 2023
- Botues: Botime Reklama
- Pershkrimi:
Djemtë e Rrugës Pal e autorit Ferenc Molnar është një vepër klasike mbi fëmijërinë. Tema kryesore e kësaj aventure janë bandat e djemve të vegjël që luajnë duke organizuar beteja të vërteta mes tyre. Komandantët e vegjël janë të krahasueshëm me strategët e mirëfilltë dhe ndeshjet zhvillohen me armë të pamëshirshme. Loja e rritjes shpesh mund të jetë e ashpër. E mbi të gjitha autori na bën të kuptojmë se në këtë moshë çdo gjë merret tepër seriozisht! Rezultati është një histori mjaft moderne. Tabloja e dy bandave është tepër aktuale, edhe pse proza mban gjurmën e viteve që kanë kaluar dhe na bën të buzëqeshim, por e bukura është pikërisht të zhytesh në kohën dhe të mësosh ta vlerësosh atë! Ky libër është një ndër të shiturit më gjerësisht e më të suksesshëm të njëqind viteve të fundit. I botuar me vijime në Budapest në një revistë të kohës, nuk është ndalur asnjëherë së botuari. Përkthimi nga Gent Ulqini.
- Gjendja:Ka gjendje