Shqiperia ne luftrat Ballkanike
  • Shqiperia ne luftrat Ballkanike

  • 14 ratings
  • Cmimi: 1200 Leke

  • Zhanri: Historik

  • Faqet: 244

  • ISBN: 9789928308382

  • Autori: Gualtiero Kastelini

  • Viti: 2022

  • Botues: Botime Reklama
  • Pershkrimi:

    Po mbushet një vit prej ditëve në të cilat drithërimat e para të luftës përshkuan gadishullin ballkanik. Mbi brigjet e Adriatikut, deti më i kontestuar se çdo kufi tokësor, kërcëllisnin gjatë verës së shkuar krismat e përflakura të kryengritësve. Dukej se për shkak të një përsëritjeje të veçantë ndodhish, lufta donte të riniste të shkruante historinë e saj prej këtu, prej ujërave që në vjeshtën e vitit 1911 kishin parë siluruesit italianë në ndjekje të anijeve të perandorisë osmane. Se cili ka qenë qëndrimi i popujve ballkanikë gjatë vitit të madh të krizës së tyre, do të thuhet në këto faqe. Titulli, i vënë në krye të vëllimit, mund të ngjajë madhor, por është, në të vërtetë, modest: popujt ballkanikë janë vëzhguar këtu vetëm në vitin e luftës, domethënë jo në një periudhë të gjatë të jetës së tyre normale - me atë urtësi dhe përthellim shqyrtimi që pikërisht një periudhë amullie e frytshme do të kërkonte por gjatë zhvillimit të krizës së tyre - shkruan autori në krye të librit të tij duke dhënë edhe konceptin që përshkon të gjithë veprën e tij.

  • Gjendja:
    Ka gjendje

Copyright © 2025 - All rights reserved by Botime Reklama

Loading...