Teoria e Partizanit
  • Teoria e Partizanit

  • 14 ratings
  • Cmimi: 800 Leke

  • Zhanri: Filozofik

  • Faqet: 123

  • ISBN: 9789928308788

  • Autori: Carl Schmitt

  • Viti: 2024

  • Botues: Botime Reklama
  • Pershkrimi:

    “Duhet vepruar si partizanë, kudo ku gjenden partizanë” - nxiste Napoleoni, në orvatjen për tiu përgjigjur guerriljes spontane që prej vitesh, në Spanjë, mbante në ngërç makinën ushtarake më madhështore e më të përsosur të kohës. Dhe për këtë figurë analiza më bindëse është ajo që Karl Shmiti shtjellon në vitin 1962 në veprën: Teoria e partizanit. Ku para së gjithash saktëson, duke ndërthurur rreptësinë e juristit me depërtimin e filozofit, tiparet dalluese të luftëtarit “të parregullt”, ose më mirë të atij që “e ka vënë veten jashtë armiqësisë konvencionale të luftës së kontrolluar e të kufizuar, që të zhvendoset në një përmasë tjetër: atë të armiqësisë së vërtetë”. Duke u nisur, pra, prej paraardhësit të largët spanjoll, Shmiti shtjellon evolucionin e pandalshëm të “partizanit”; prej teorive të Klauzevicit tek revolucionari profesionist i Leninit, tek “kombi nën armë” i Maos, e deri tek terrorizmi i dyfishtë në Algjerinë ende franceze. Por mund të thuhet se vetëm sot jemi në gjendje të masim përhapjen planetare të dukurisë. Kaq do të mjaftonte që të arrinim të kuptonim se Teoria e partizanit është një tekst i domosdoshëm për të kuptuar të tashmen - domethënë epokën që karakterizohet prej asaj që Shmiti e quan, me një formulë përfundimtare, “armiqësia absolute”. Libri vjen i përkthyer nga Qemal Velija.

  • Gjendja:
    Ka gjendje

Copyright © 2025 - All rights reserved by Botime Reklama

Loading...